Manchester City i ka ndarë pikët me Aston Villan në ndeshjen që u luajt në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, me rezultat 1-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.
Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat ia dolën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës nga një herë.
HALF-TIME | All square at the break! 🤝
🟣 0-0 🐝 #ManCity | @NESCAFE pic.twitter.com/hITHqNZue9
— Manchester City (@ManCity) September 3, 2022
Ishte minuta e 50-të e takimit, kur Kevin de Bruyne asistoi te Erling Haaland për 1-0.
Por, Jacob Ramsey gjeti për mrekulli Leon Baileyn, që i barazoi shifrat në 1-1.
LEONNNNNN BAILEYYYYYYYY pic.twitter.com/5JEu4jQON8
— Aston Villa (@AVFCOfficial) September 3, 2022
Deri në fund, Citizens u munduan që t’i merrnin tre pikë, por nga Villa Park u larguan me vetëm një sosh.
Pas javës së gjashtë, Manchester City ka 14 pikë, dhe në xhiron e shtatë do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/