Manchester City ka fituar ndaj Crystal Palace me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier.
Edhe pse rezultati nuk ishte shumë i thellë, skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në këtë ndeshje.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 15-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne, ndërsa në vazhdim kërkuan golin edhe Leroy Sane dhe De Bruyne, por nuk e arritën dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Sterling shënoi edhe një herë në pjesën e dytë pas asistimit nga Sane në minutën e 63-të, ndërsa ishte Luka Milivojevic (81′) që me një gol nga gjuajta e lirë e bëri fundin e ndeshjes ma dramatike.
Goli i qetësisë erdhi në fund nga Gabriel Jesus (90′), pas asistimit të bukur nga De Bruyne.
Tani Man City renditet në vendin e parë me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që luan më vone ndaj Chelseat, kurse Crystal Palace vazhdon në pozitën e 13-të me 39 pikë.
Në xhiron e radhës skuadra e Pep Guardiolas luan kundër Tottenhamit, ndërsa Crystal Palace ndaj Arsenalit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=H_VSwdVNSck
https://www.youtube.com/watch?v=4ZdCzUfL9iY