Telegrafi

City ngushton diferencën

Kampioni në fuqi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Fulhamit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Etihad Stadium.

Heroi i ndeshjes ishte anësori spanjoll, David Silva, i cili i shënoi të dy golat e vendasve (2’ dhe 69’). Goli i parë erdhi pas goditjes së Edin Dzekos, ndërsa i dyti falë asistimit të Carlos Tevez.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City është katër pikë prapa liderit, i cili të dielën zhvillon takimin e vështirë ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/