Site icon Telegrafi

City në telashe, Gundogan jashtë për shumë muaj

Ilkay Gundogan është dëmtuar sërish dhe do të mungojë për disa muaj.

Gjermani u dëmtua keq ndaj Watfordit, kur u përplas me një kundërshtar, ndaj u zëvendësua që në pjesën e parë.

Dëmtimi është në ligament, në të njëjtin që ishte lënduar, që e la jashtë Euro 2016 dhe e detyroi të operohet.

Edhe trajneri Pep Guardiola e pranoi i dëshpëruar lëndimin e lojtarit.

“Është dëmtim i rëndë, do të mungojë për disa muaj”, ka thënë Guardiola.

Manchester City është kthyer te fitorja pas disa ndeshjeve jo të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version