Telegrafi

City në ndjekje të Pennant

Guardian shkruan se Pennant është një prej përforcimeve të mundshme të Manchester Cityt, që do të mund t’i bëjë konkurrencë anësorit aktual Shaun Wright-Phillips.

Lojtari sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Portsmouth, ndërsa nga kjo verë do të jetë pa kontratë edhe me të kuqtë dhe mund të kalojë si transferim i lirë.

Agjenti i lojtarit, Sky Andrew, ka refuzuar të komentojë lëvizjen e mundshme.