Telegrafi

City në kërkim të tri pikëve ndaj WBA, ekipet bazë

Manchester City është nikoqir i West Bromwich Albionit për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 34 në kuadër të Ligës Premier.

Skuadrës së Pep Guardiolas i nevojitet fitorja, pasi në këtë mënyrë do të zinte vendin e tretë (që mbahet aktualisht nga Liverpooli), i cili ia siguron pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, me tri pikë të reja nuk do ta lejonte Arsenalin që t’ia rrezikonte pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane për klube.

WBA nuk ka ndonjë ambicie të veçantë për këtë sfidë, pasi qëmoti e ka siguruar mbetjen në elitë, derisa e ka të pamundur kualifikimin në garat evropiane.

Guardiola dhe Tony Pulis kanë nxjerrë në fushë lojtarët, për të cilët mendojnë se do t’i zbatojnë taktikat e tyre.

Formacioni bazë i Manchester Cityt: Caballero, Fernandinho, Kompany (C), Otamendi, Kolarov, Yaya Toure, De Bruyne, Silva, Sane, Aguero, Gabriel Jesus.

Formacioni bazë i West Bromwich Albionit:  Foster; Nyom, Dawson, Evans, Wilson; Livermore, Yacob, Fletcher, Brunt, Chadli; Rondon.

/Telegrafi/