Në Etihad Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së pestë në Ligën Premier, ndërmjet Manchester Cityt dhe Nottingham Forestit.
Tri fitore dhe një barazim është bilanci i Citizens në katër sfidat e para, derisa Nottinghami ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.
Trajnerët Pep Guardiola dhe Steve Cooper kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që janë përfshirë në njëmbëdhjetëshat startues.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Cancelo; Gündogan, Rodri, Bernardo Silva; Foden, Haaland, Julian Alvarez.
Formacioni startues i Nottingham Forestit: Henderson; Worrall, Kouyate, McKenna; Williams, Yates, O’Brien, Freuler, Renan Lodi; Johnson, Gibbs-White.
/Telegrafi/