Manchester City fitoi 0-1 në ndeshjen e dytë ndaj Burtonit në gjysmëfinale të EFL Cup.
Ndeshjen e parë City e kishte fituar me rezultat 9-0, kështu ata vazhdojnë në finale me rezultat përfundimtar 10-0.
Rastin e parë për ndeshje e kishin vendasit me anë të Liam Boyce (14′), por Arijanet Muriqi bëri një pritje të mirë.
Në minutën e 18-të Riyad Mahrez rrezikoi portën kundërshtare, kurse tetë minuta më vonë shënoi golin e vetëm në ndeshje.
Në fillimin e pjesës së parë City tetntoi me Fabian Delph dhe Sergio Agueron, por nuk arritën të gjejnë golin e dytë në takim.
Boyce rrezikoi edhe një herë portën e Cityt në minutën e 70-të, por portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Muriqi bëri një tjetër pritje.
Në finale skuadra e Pep Guardiolas do të përballet me fituesin e Chelsea-Tottenham. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bBls9Xenv4U