Telegrafi

City në bisedime për Silvan

Drejtori Garry Cook thuhet të kishte qenë pjesë përbërëse e delegacionit që u takua me presidentin Manuel Llorente, për të biseduar një numër çështjesh, duke përfshirë të ardhmen e spanjollit Silva.

Zgjedhja e parë e Silvas është qëndrimi në Spanjë te Real Madridi, por miliardat e Cityt e kanë vënë klubin nga Eastlands përsëri në krye të garës për mesfushorin. Silva ka thënë se nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para Botërorit. /Telegrafi/