Telegrafi

Pasi realizon City, reagon PSG (Video)

Manchester City ka kaluar në epërsi kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Parc de Princes. Mirëpo, skuadra vendase ka reaguar menjëherë për ta barazuar rezultatin.

Një gabim të Matuidit e shfrytëzoi Fernando në mesfushë, për të asistuar shumë shpejt te Kevin De Bruyne, i cili u tregua i saktë (38’).

Porse, aty ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili reagoi shpejt duke shfrytëzuar gabimin e mysafirëve, për t’i barazuar shifrat (41’).

Në këtë mënyrë, suedezi e përmirësoi gabimin e tij, kur dështoi të shënonte nga pika e bardhë. /Telegrafi/

0-1: Goli i Kevin de Bruyne ndaj Manchester City FC.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016

1-1: Jeta të mëson se me Ibran nuk duhet të bësh shaka, përndryshe pëson.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016