Site icon Telegrafi

City mund të shpallet kampion në derbin ndaj Unitedit, Djajtë e Kuq do të detyroheshin t’ia bëjnë edhe ‘Korridorin e Nderit’ në Etihad

13 maj 2012: Sergio Aguero duke festuar titullin (Getty Images)

Xhiro e 27-të në Ligën Premier për klubet e Mançesterit kishte rezultate të ndryshme.

Manchester City fitoi me rezultat 5-1 ndaj Leicesterit, kurse Manchester Unitedi humbi 1-0 nga Newcastle.

Me këtë rast skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi në vendin e parë me 72 pikë, kurse ajo e Jose Mourinhos në pozitën e dytë me 56 pikë.

Diferenca e pikëve aktualisht është 16 pikë dhe nëse gjërat shkojnë me këtë diferencë pikësh atëherë City do të shpallet kampion me 4 prill 2018.

Jose Mourinho i nervozuar nga rastet e lëshuara të Manchester Unitedit (Getty Images)

Në këtë ditë ata do luajnë ndaj rivalit të përbetuar, Man Utd. Por, kjo nuk është e gjitha.

Në rast se Unitedi lëshon pikë në ndeshjen para Man Cityt, atëherë do të detyrohen t’ia bëjnë skuadrës së Pep Guardiolas ‘Korridorin e Nderit’ në Etihad.

Lojtarët e Manchester Cityt duke festuar titullin e sezonit 2011/12 (Getty Images)

Kjo traditë bëhet gjithmonë për skuadrën kampione.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Utd në Ligën Premier: Chelsea, Crystal Palace, Liverpool, West Ham, Swansea dhe Manchester City.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Cityt në Ligën Premier: Arsenal, Chelsea, Stoke, Brighton, Everton dhe Manchester Unitedi.

Ritheksojmë, që kjo të ndodh duhet të ruhet diferenca e pikëve mes dy skuadrave të Mançesterit. /Telegrafi/

Exit mobile version