Manchester City ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 1-0 në derbin e javës së 29-të në Ligën Premier.
Se vendasit e merituan këtë fitore e tregon më së miri fakti se Blutë nuk arritën të gjuajnë asnjëherë në portën e Ederson për 90 minuta.
Shansi i parë serioz në këtë takim erdhi nga Leroy Sane në minutën e 27-të dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Goli i vetëm në takim u shënua në minutën e 46-të, ku Bernardo Silva shënoi pas asistimit nga David Silva.
Victor Moses në minutën e 54 kishte një shans, por gjuajti jashtë. Në vazhdim ishte një lojë më e qet, kryesisht topi qarkullonte në mesfushë.
City pas kësaj fitore vazhdon në pozitën e parë me 78 pikë, kurse Chelsea në vendin e pestë me 53 pikë (pesë më pak se Tottenhami në vendin e katër).
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është kundër Stoke, kurse ajo e Antonio Contes pret Crystal Palacen. /Telegrafi/