Telegrafi

City mposht Barcelonën në Camp Nou

Një gol i shënuar në pjesën e parë nga bullgari Martin Petrov ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren ekipit anglez në miqësoren prestigjioze, që mblodhi plot 94,123 persona në publik.

Barcelona nuk dëshironte ta humbiste ndeshjen e vlefshme për trofeun Joan Gamper Trophy, pasi ka fituar 13 nga 14 takimet e fundit, ndërsa në tre sezonet e fundit ka mposhtur Interin (5-0), Bayern Munichun (4-0) dhe Boca Juniors (2-1).

Për Barcelonën debutoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë në vend të sulmuesit Bojan Krkic. 

Ibrahimovic debuton me fanellën e Barcelonës (Foto: AP)