Telegrafi

City mohon interesimin në Drogba

Agjenti i Drogbas, Thierno Seydi, ka thënë se ai ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Cityn dhe se këta të fundit mund të interesoheshin për të, ndërsa tani në skenë dolën zëdhënësit e Cityt për të hedhur poshtë këto pohime.

“Ne kategorikisht mund të themi se nuk jemi të interesuar në transferimin e Didier Drogbas dhe çdo spekulim që do të dëgjoni tani e tutje do të jetë ndonjë gënjeshtër”, theksoi drejtorja e komunikimit me mediat te City, Vicky Kloss. /Telegrafi/