Telegrafi

City merr një lajm të mirë, Kompany afër rikthimit

Skuadra e njohur angleze Manchester City ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.

Kapiteni i skuadrës, belgu Vincent Kompany është afër për t’iu rikthyer fushës së gjelbër.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Pep Guardiola për faqen zyrtare të klubit duke lavdëruar shumë belgun.

“Jam i habitur se me çfarë serioziteti është duke punuar Kompany për tu rikthyer në fushë”.

“Ai është një profesionist dhe një luftëtar i madh. Kompany pritet të rikthehet së shpejti në fushë pasi ende nuk është 100%”, deklaroi Guardiola.

“Ajo që është e rëndësishme se mjeku na ka dhënë dritën e gjelbër për ta aktivizuar, mirëpo kjo nuk do të ndodh pa u bërë gati komplet. Mjafton tani që po stërvitet me skuadrën”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/