Mesfushori brazilian, Fernandinho do të largohet nga City në përfundim të këtij edicioni.
Pas nëntë viteve qëndrim në Etihad Stadium, Fernandinho do të largohet si futbollist i lirë për ta vazhduar karrierën në Brazil.
E duke parë boshëllëkun që do ta lë braziliani, City tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Kampioni në fuqi i Anglisë synon afrimin e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips.
26-vjeçari produkt i akademisë së Leeds United, pritet të largohet nga skuadra pasi synon që të luaj në ndonjërin klub më të madh anglez.
Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron transferimin e tij për edicionin e ri.
Për të arritur deri te Phillips, City është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Arsenal, Manchester United, West Ham United e Aston Villa. /Telegrafi/