Skuadra angleze, Manchester City synon të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri në listën e Pep Guardiolës është mbrojtësi i talentuar spanjoll, Alex Grimaldo.
21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Benficën në elitën e futbollit portugez si dhe në Evropë.
Kësisoj ai është bërë objektiv i gjigantit anglez, Manchester City që po e kërkon me ngulm.
Mediat portugeze kanë shkruar se City është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e reprezentuesit spanjoll. /Telegrafi/