Site icon Telegrafi

City mendon për Alexander Isak nëse nuk arrihet Haaland

Erling Haaland vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Manchester Cityt për repartin ofensivë.

Sulmuesi norvegjez pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Pep Guardiola i cili e dëshiron transferimin e tij në Etihad Stadium.

Por te City e kanë të qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me norvegjezin, pasi konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe.

22-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Sociedad, ku në 23 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka dhuruar dy asistime dhe shihet si një lojtar që i përshtatet skemave të Pep Guardiolës.

Ish-anëtari i AIK dhe Borussia Dortmund pëlqehet edhe nga skuadra të tjera si Arsenal e Chelsea, por City shihet si favorite për të nënshkruar me të, duke parë marrëdhëniet e mira që kanë me Real Sociedadin.

Isak mund të largohet nga Sociedad nëse klubi spanjoll merr një ofertë mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version