Telegrafi

City luan si mysafir i Sevillas – formacionet zyrtare

Estadio Ramon Sanchez Pizjuan është arena e përballjes së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Sevillas dhe Manchester Cityt.

Dy skuadrat rivale janë pjesë e Grupit G, ku konkurrojnë edhe Borussia Dortmundi dhe FC Copenhageni.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Julen Lopetegui dhe Pep Guardiola, të cilët i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Sevillas: Bono; Jesús Navas, Gudelj, Nianzou, Telles; Isco, Delaney, Rakitic; Acuña, Carmona, Papu Gómez

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Rúben Dias, Akanji, Sergio Gómez; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Grealish, Haaland, Foden.


/Telegrafi/