Site icon Telegrafi

City për tri pikë ndaj Copenhagenit – formacionet bazë

Në Etihad Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe FC Copenhagen.

Skuadra angleze ka dy fitore nga dy sfidat e para dhe me gjashtë pikë është lider në Grupin G.

Ekipi danez ka regjistruar një barazim dhe një humbje, ashtu që ka vetëm një pikë të fituar deri më tani.

Përzgjedhjen e lojtarëve në formacionet startuese e kanë bërë trajnerët Pep Guardiola dhe Jacob Neestrup.


Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Laporte, Gomez, Mahrez, Gundogan, Bernardo, Grealish, Alvarez, Haaland.

Formacioni startues i FC Copenhagen: Grabara; Kristiansen, Khocholava, Vavro, Diks; Johannesson, Lerager, Stamenic; Daramy, Karamoko, Claesson.


/Telegrafi/

Exit mobile version