Site icon Telegrafi

City luan për kualifikim ndaj Copenhagenit – formacionet startuese

Manchester City është mysafir i FC Copenhagen në stadiumin Parken për ndeshjen e raundit të katërt ët fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Tri ndeshje, tri fitore është bilanci i skuadrës angleze në Grupin G, derisa ekipi danez ka vetëm një pikë nga tri sfidat e para.

Përzgjedhja e formacioneve startuese është bërë nga trajnerët Jacob Neestrup dhe Pep Guardiola.


Formacioni startues i FC Copenhagen: Grabara; Kristiansen, Khocholava, Lund, Boilensen; Jelert, Lerager, Stamenic; Daramy, Haraldsson, Claesson.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Akanji, Laporte, Sergio Gomez; De Bruyne, Gundogan, Rodri; Mahrez, Julian Alvarez, Grealish.


Borussia Dortmundi (me gjashtë pikë) dhe Sevilla (me një pikë) janë skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/

Exit mobile version