Telegrafi

City – Liverpool: Formacionet e mundshme, në dyshim Salah

Foto: SuperSport/Twitter

Të bësh histori me një rikthim është ëndrra e çdo skuadre, këtë herë e Manchester Cityt për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Çdo gjë është e mundur, futbolli vazhdon të jetë një shkencë e paparashikueshme, por City nuk do ta ketë lehtë pas humbjes së parë në Anfield me rezultat 3-0.

SI VJEN MAN CITY: Pep Guardiola beson, e ka konfirmuar edhe në konferencën për media. Sergio Aguero është stërvitur me skuadrën dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Humbja në Ligën Premier nga Manchester Unitedi 3-2 duhet harruar pasi ajo ndaj Reds është shumë më e rëndësishme.

SI VJEN LIVERPOOLI: Reds e dinë që kanë një avantazh të madh, por duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nëse dëshirojnë gjysmëfinalen. Matematika nuk mashtron, nëse pranojnë katër gola do të kthehen në shtëpi kokë ulur dhe duke parë sulmin e vendasve çdo gjë është e mundur.

Trajneri Jugren Klopp kishte pushuar shumicën e lojtarëve kryesorë në barazimin pa gola ndaj Evertonit. Në dyshim janë Mohamed Salah, Andrew Robertson dhe Alberto Moreno.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

MAN CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Laporte; Gundogan, Fernandinho, Silva; De Bruyne, Aguero, Sane.

LIVERPOOL (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Wijnaldum, Milner, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/