Telegrafi

City kthen portierin nga huazimi shkaku i dështimit të Bravos

Football - Newcastle United v Real Sociedad - Pre Season Friendly - St James' Park - 14/15 - 10/8/14 Geronimo Rulli - Real Sociedad Mandatory Credit: Action Images / Craig Brough EDITORIAL USE ONLY.

Claudio Bravo nuk është duke kaluar momente te mira te Manchester City dhe klubi ka menduar për zëvendësimin e tij me portierin e Real Sociedad, Geronimo Rulli.

Kiliani kishte një paraqitje skandaloze kundër Evertonit ku pësuan 4-0.

Klubi e ka dërguan Joe Hartin në huazim te Torino dhe nuk beson aq shumë në Willy Caballeron, për këtë do të futet në afatin kalimtar të janarit.

Rulli është portier i Cityt, por i dhënë në huazim te klubi bask.

Ai ishte ofruar në janar të vitit 2016 dhe klubi i Sociedadit e ka mundësin që ta blej përfundimisht për 14 milionë euro. /Telegrafi/