Telegrafi

City kthehet kah Van der Wiel

Ajax mohoi dje raportet se kishte pranuar ofertë nga klubi gjerman Bayern Munich për mbrojtësin e majtë holandez.

Derisa Chelsea është lidhur po ashtu me Van der Wiel, burime nga Holanda bëjnë të ditur se tash edhe City po përgatit ofertë për lojtarin. Zyrtarët e Cityt e shohin holandezin si më të vlefshëm se sa mbrojtësi i Lazios, Aleksandar Kolarov, i cili vlerësohet me 19 milionë euro. /Telegrafi/