Site icon Telegrafi

City kërkon triumfin e radhës ndaj Newcastle – formacionet startuese

Manchester City është mysafiri Newcastle Unitedit në St James’ Park, ku zhvillohet ndeshja e javës së tretë në Ligën Premier.

Kampioni ka arkëtuar pikë të plota në dy javët e para dhe synon të vazhdojë me fitore. Skuadra nikoqire ka një fitore dhe një barazim në dy sfidat e para, prandaj dëshiron të vazhdojë pa humbje.

Trajnerët Eddie Howe dhe Pep Guardiola i kanë bërë përzgjedhjet e tyre të lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Newcastle United: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Almiron, Willock, Guimaraes, Joelinton; Saint-Maximin, Wilson.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo, Haaland, Foden.


/Telegrafi/

Exit mobile version