Site icon Telegrafi

City kërkon kapitenin e Shakhtar Donetsk, brazilianin Taison

Manchester City duket se do të jetë aktive edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Pep Guardiolës po udhëheq me plot meritë në kampionatin anglez ku ka marrë 19 fitore dhe vetëm një barazim.

Edhe pse janë favoriti kryesor për titullin dhe nuk kanë konkurrencë në Angli, ‘Citizens’, po mendojnë të forcohen ende.

Në listën e Pep Guardiolës është sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetzk, Taison.

Taison pas ndeshjes me Manchester Cityn duke u përshëndetur me bashkëkombasit e tij Ederson dhe Fernandinho (Foto/ Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se dy skuadrat tanimë janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime për lojtarin.

29-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës nga Manchesteri nëse vije oferta prej 30 milionë eurove tek Shakhtar.

Kapiteni i skuadrës ukrainase iu bashkua Shakhtarit në janarin e vitit 2013 nga Metalist Kharkiv për 16 milionë euro.

Në 22 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, Taison ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version