Telegrafi

City kërkon brazilianin Tardelli

Burime nga Brazili kanë thënë për mediat angleze se 24-vjeçari është duke u ndjekur nga City si mundësi për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Daily Mail ka pasur bisedime që Tardelli të kalojë në kampionatin francez te St Etienne por interesimi i Cityt mund ta ndryshojë drejtimin e lëvizjes së tij.

Tardelli, i cili dështoi të tregojë veten në Evropë te PSV Eindhoven dhe Real Betis, tash është golashënuesi më i mirë në Brazil së bashku me yllin e Flamengos, Adriano, që të dy me nga 15 gola të shënuar./Telegrafi/