Telegrafi

City kërkon Balotellin

Pos me Manchester Cityn, Balotelli është lidhur me një kalim te Real Madridi dhe te Arsenali. Intersimin e Cityt, Raiola e konfirmoi duke thënë, “Ka interesim nga Manchester City, por natyrisht se nuk është ekipi i vetëm që mendon seriozisht për Balotellin. Nuk dua të them se do të vie një ofertë. Madje nuk dua të flas fare për këtë, është vendim i Massimo Morattit”.

Nga ana tjetër, sulmuesi që vlerësohet 35 milionë euro në tregun evropian të transferimeve, është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Interi, duke parë se gjasat që ai të fitojë minutazhë nën Rafa Benitezin janë të vogla. /Telegrafi/