Telegrafi

City ka dy opsione për ta përforcuar repartin defensivë

De Bruyne e Pep Guardiola (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Manchester City po synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtja ka qenë reparti më problem këtë edicion në ekipin e udhëhequr nga Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka objektiv kryesor transferimin e Milan Skriniar nga Interi dhe mund të bëhet një shkëmbim mes tij dhe Sergio Agueros.

Caglar Soyuncu . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Por përveç sllovakut, City është i interesuar ta transferojë edhe një qendërmbrojtës.

Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e klubit kanë në listë për ta transferuar njërin nga Nathan Ake (Bournemouth) ose Caglar Soyuncu (Leicester City).

Nathan Ake. (Photo by Harry Trump/Getty Images)

Të dy lojtarët vlerësohen shumë dhe çmimi i tij sillet rreth 50 milionë euro.

Tani drejtuesit e ish-kampionit anglez pritet të fillojnë bisedimet me lojtarët dhe njëri nga ta pritet të transferohet në Etihad Stadium. /Telegrafi/