Telegrafi

City janë gati të thyejnë rekordin botëror me transferimin e Dele Allit

Manchester City janë të vendosur për të bërë një ofertë që do të ishte rekord botëror për transferimin e mesfushorin të Tottenhamit, Dele Alli.

Mesfushori anglez ka qenë një objektiv për Real Madridin, Bayern Munichun dhe Paris Saint-Germainin, por tani ka përfunduar edhe në radarin e trajneri të Cityt, Pep Guardiola.

Tottenhami deri më tani ka luftuar dhe do të luftojë për t’i rezistuar çdo oferte për Allin, i cili është zgjedhur lojtari i muajit janar në Ligën Premier, pasi shënoi pesë herë vetëm këtë muaj.

Por, sipas faqes angleze Express.co.uk, Manchester City dëshiron me çdo kusht ta bëj të tijin 20-vjeçarin Alli, me një ofertë e cila do ta kalonte transferimin prej 89 milionë funteve të Paul Pogbas te Manchester Unitedi në verën e kaluar.

Guardiola është vendosur për të bërë një spastrim në skuadrës e tij, e cila është ‘plakur’ dhe shumë futbollistë janë në sezonin e fundit, teksa përparësi kanë lojtarët e dëshmuar brenda kampionatit anglez. /Telegrafi/