Telegrafi

City interesohet edhe për Dani Guiza

City është lidhur me një mori sulmuesish javëve të fundit dhe spanjolli Dani Guiza është i fundit në listë. Sipas Marca, klubi anglez sheh te Guiza një partner ideal të Carlos Tevez dhe Roque Santa Cruz, në rast se nuk arrin të transferojë Samuel Eto’o.

Pasi fitoi Euro 2008 me Spanjën, Guiza befasoi të gjithë duke iu bashkuar trajnerit Luis Aragones në Fenerbahce. Megjithatë spanjolli dëshiron të largohet nga Turqia, madje do të pranonte edhe ulje të pagës, që nuk besohet se mund të ndodhë në City.

Fenerbahce thuhet se mund të kërkojë rreth 15 milionë euro për Guiza, një shumë të cilët City sërish nuk do ta kishte problem.