Site icon Telegrafi

City insiston për transferimin e Mendyt

Pep Guardiola është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën e tij në repartin defensivë.

Emri më i përfolur tek City për mbrojtjen është ai i reprezentuesit francez, Benjamin Mendy.

22-vjeçari shkëlqeu edicionin e fundit me Monacon duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë titullin e kampionit në Francë dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në 39 ndeshje në të gjitha garat, Mendy ka shënuar një gol dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Kësisoj ai është bërë mbrojtësi më i kërkuar nga Pep Guardiola që e dëshiron për krahun e majtë të mbrojtjes.

Mediat angleze kanë raportuar se City është e gatshme të paguajë rreth 30 milionë funte për Mendyn.

Forma e shkëlqyeshme ka bërë që Mendy të zë vend edhe në Kombëtaren franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version