Telegrafi

City i ofron Silvas 160 mijë funte në javë

The Mirror shkruan se City do t’i ofrojë Silvas një kontratë të vlefshme 160.000 funte në javë, nëse ai kalon te skuadra nga Eastlands. City gjithashtu është disa ditë pranë finalizimit të marrëveshjes prej 25 milionë funte për Yaya Touren.

Drejtori i Manchester Cityt, Garry Cook, thuhet të ketë përfunduar gjithçka sa i përket transferimit të David Silvas, ndërsa të interesuar për mesfushorin spanjoll janë treguar edhe Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/