Telegrafi

City i jep ultimatum Etoos

City pret po thuajse dy javë që Eto’o të thotë “Po”, për ta kompletuar transferimin tij. Por sipas Daily Mirror, Mark Hughes nuk planifikon të presë edhe shumë dhe e ka paralajmëruar sulmuesin se mund të kthehet kah lojtarë të tjerë.

Klubi anglez beson se oferta me pagë prej më shumë se 200 mijë funtesh në javë është e mjaftueshme për ta tërhequr sulmuesin, por City ka frikë se tash kamerunasi do të mundohet ta tërheqë vëmendjen e ndonjë klubi tjetër.

Mirror thotë se Eto’o, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të sezonit të ri, është në pritje të ofertave tjera, sipas mundësisë Chelseat, edhe pse kjo është pak e besueshme për shkak të kërkesave të larta të lojtarit.