Telegrafi

City i interesuar për Lamelan

City ka kohë që po e përcjell Lamelan, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Romës duke shfaqur paraqitje impresive.

La Gazzetta dello Sport shkruan se emisarët e Cityt do të jenë të pranishëm sonte mbrëma në San Siro për të parë nga afër argjentinasin.

Më pas, pritet që po këta agjentë të udhëtojnë drejt Romës, për të finalizuar transferin të vlefshëm rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/