Telegrafi

City i bindur se do të nënshkruajë me Terryn

Kapiteni i Chelseat është i bindur se klubi nuk është në gjendje të tërheqë një top lojtar gjatë kësaj vere, pas disa përpjekjesh të dështuara, dhe është duke kërkuar ngritje të pagës për rreth 20 mijë funte në javë, për ta çuar atë në 150 mijë në javë, një shumë sa ai mund ta fitojë edhe në City.

Chelsea po ashtu dëshiron të zgjidhë problemin sa më shpejtë që është e mundur për të shmangur problemet para fillimit të turneut para-sezonal. Blutë do të udhëtojnë në SHBA të enjten.