Telegrafi

City huazon portierin Hart te Birmingham

Arritja e Shay Given në City e lënë jashtë fushe portierin Hart, i cili ishte në kërkim të një klubi ku do të ishte pjesë e ekipit të parë.

News of the World shkruan se Hart ka arritur marrëveshje njëvjeçare huazimi me Birminghamin, në kërkim të ëndrrës së tij për të qenë pjesë e ekipit të Fabio Capellos në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.

Portieri i Manchester City tashmë është pjesë e kombëtares U-21 të Anglisë, që besohet se mund ta fitojë Kampionatin Evropian që zhvillohet në Suedi.