Telegrafi

City gjunjëzohet në Everton

Vendasit i shënuan që të dy golat në pjesën e parë të takimit dhe ruajtën rrjetën e tyre të paprekur edhe gjatë gjithë pjesës së dytë.

Ishte Steven Pienaar që dërgoi Evertonin në epërsi pas 35 minutash lojë, ndërsa Louis Saha vulosi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (45’).

Me këtë humbje City mbetet në kuotën e 38 pikëve dhe humbet pozitën e katërt, ku ngjitet Tottenham që me barazimin e sotëm ndaj Hull Cityt grumbullon po aq pikë. Evertoni tash grumbullon 26 pikë dhe ngjitet në pozitën e 10-të të tabelës./Telegrafi/