Manchester City është i gatshëm që t’i përmbushë kërkesat e Sergio Ramosit për të realizuar kalimin e tij në Etihad.
Mbrojtësi spanjoll raportohet se përfundimisht do të largohet nga Real Madridi në muajin qershor.
ESPN bën të ditur se Manchester City është aktivizuar për t’i marrë shërbimet e tij si lojtar i lirë.
Kështu, Pep Guardiola do të kishte një mbrojtës me shumë përvojë dhe do t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare.
Për dallim nga Los Blancos që i kanë ofruar vetëm një vit, City mund t’i ofrojë një pagë edhe më të lartë.
Kështu, Ramos mund të kalojë te klubi nga Liga Premier në ditët e para të muajit qershor. /Telegrafi/