Sulmuesi brazilian, Neymar JR është transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Neymar iu bashkua verën e vitit të kaluar Paris Saint Germainit nga Barcelona për 222 milionë euro.
Por ky rekord duket se nuk do të qëndrojë gjatë i brazilianit, pasi atë mund ta thyej shoku i skuadrës Kylian Mbappe.
Është kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City që po mendon transferimin e Mbappes në janar.
Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola është adhurues i madh i lojës së francezit dhe po e kërkon në skuadër.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Daily Mail’, City do të tentojë transferimin e Mbappes në janar.
Për ta bindur PSG-në të heqë dorë nga ylli i tyre, City ka gati një ofertë prej 240 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse PSG do të heqë dorë nga ylli i tyre.
Kampionët e Francës kanë kompletuar transferimin e 19-vjeçarit për 180 milionë euro nga Monaco. /Telegrafi/