Telegrafi

City gati të thyej rekordin botëror për Mbappen

Manchester City dëshiron t’ia rrëbmej edhe një futbollist Monacos.

Pas transferimit të Berbardo Silvas për një shifër rreth 50 milionë euro, skuadra e Pep Guardiolas dëshiron edhe talentin Kylian Mbappe.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bernado Silva, lojtar i Manchester Cityt

Sipas Telefoot, Manchester City ka bërë gati një rekord botëror prej 130 milionë eurove apo 114 milionë funteve për transferimin e adoleshentit të Monacos, përcjell Telegrafi.

18-vjeçari ka qenë në formë sensacionale për Monacon këtë sezon, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligue 1 me 15 gola në 29 ndeshje.

Megjithatë, City përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, me Real Madridin që raportohet se e ka përshtatur ofertën e tyre për francezin. /Telegrafi/