Site icon Telegrafi

City gati të shpenzojë 150 milionë funte për katër lojtarë të Monacos

Manchester City po planifikon të shpenzoj plot 150 milionë funte për afrimin e katër futbollistëve të skuadrës francez, Monacos.

Sipas Sunsport, Manchester City do të përpiqet të mundin konkurrencën nga Barcelona dhe Borussia Dortmund për adoleshentin e mrekullueshëm francez,  Kylian Mbappe, transmeton Telegrafi.

Mbappe duke festuar një nga golat e shumtë të tij!

 

18-vjeçari, i cili po krahasohet me legjendën franceze dhe Arsenalit, Thierry Henry, vlerësohet rreth 50 milionë funte, por çmimi si duket nuk ka rëndësi për skuadrës angleze pasi është i pari në kërkesat e Pep Guardiolës për afatin e verës.

Megjithatë, i riu i Monacos nuk është lojtari i vetëm nga klubi nga principata që ka kapur vëmendjen e strategut katalanas, pasi Guardiola po mendon edhe afrimin e tre futbollistëve tjerë.

Mbrojtësi i djathtë që lehtë mund të luaj edhe si mesfushor defensivë

Mbrojtësi i aftë të luaj edhe në mesfushë, Fabinho, mesfushori me tipare sulmuese, Thomas Lemar dhe mbrojtësi i lënë anësh Benjamin Mendy mendohet të gjitha kanë ra në sy në ndeshjen e javës së kaluar të Ligës së Kampionëve në Etihad.

Lexo po ashtu City dëshiron Alvesin

Shifra totale e kombinuar për këta tre lojtarët besohet të jetë diku në rajonin e 90 milionë funteve kështu që rreth 140 milionë do t’i kushtonin Manchester Cityt për t’i parë në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

Talenti Lemar luan si anësor me tipare sulmuese

Guardiola nuk e ka fshehur faktin se ai dëshiron të freskoj skuadrën e tij para sezonit të ardhshëm dhe kjo mund të jetë një verë e zënë në biznesin e transferimeve midis dy klubeve. /Telegrafi/

Mbrojtësi i krahut, Benjamin Mendy
Exit mobile version