Telegrafi

City futet në garë për zviceranin Widmer

Silvan Widmer është duke i luajtur ndeshjet e fundit me Udinesen.

Mbrojtësi i djathtë zviceran ka bërë tre asistime këtë edicion në Serie A në nëntë ndeshje që i ka zhvilluar.

Ai është futur në listën e dëshirave nga trajneri spanjoll Pep Guardiola i cili e ka përcjellë me vëmendje në ndeshjet e fundit.

Por Guardiola do ta ketë të vështirë transferimin e Widmerit në City pasi në garë për të janë edhe tri skuadrat e mëdha italiane.

Roma, Napoli dhe Inter gjithashtu e duan reprezentuesin zviceran.

23-vjeçari ka një kontratë me Udinesen deri në qershor të vitit 2020.

Ai mund të largohet nga ‘Friulli’ vetëm nëse vije një ofertë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/