Lucas Hernandez ka vendosur të largohet nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid.
Mbrojtësi francez ka kërkuar rritje të ndjeshme page, kërkesë që nuk është plotësuar nga drejtuesit e klubit madrilen.
Bayern Munich është skuadra favorite për të nënshkruar me kampionin e botës.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë po insistojnë për transferimin e Hernandezit qysh në afatin kalimtar të janarit.
Por Atletico Madrid po insiston që lojtari nuk do të largohet në janar dhe largimi i tij të bëhet vetëm në verë.
Së fundmi garës për Lucas Hernandezin i është bashkuar edhe Manchester City.
Kampionët e Anglisë po kanë probleme në krahun e majtë të mbrojtjes me lëndimet e shpeshta të Benjamin Mendy.
Pep Guardiola e pëlqen shumë Hernandezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paguajnë klauzolën e tij prej 80 milionë eurove për t’ia sjellë në Etihad Stadium. /Telegrafi/