Manchester City ka fituar në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola iu është kthyer fitoreve në Ligën Premier, pas tri ndeshjeve pa fitore, duke mposhtur WBA-në dhe duke u bërë lider i përkohshëm i Ligës Premier.
‘Qytetarët’ u panë qysh në fillim që dëshironin fitore në këtë takim, pasi që nga vërshëllima e parë e gjyqtarit u hodhën në sulm.
Megjithatë, goli i parë i takimit erdhi vetëm në minutën e 19-të, kur Sergio Aguero, shënoi nga afërsia pas një asistimi të mirë nga Ilkay Gundogan.
Nuk vonoi shumë dhe sulmuesi argjentinas shënoi edhe golin e dytë për Cityn, duke dyfishuar epërsinë pas një supergoli nga distanca në minutën e 28-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Cityt, që provonin të gjenin edhe gola tjerët, megjithatë goli i tretë erdhi vetëm në minutën e 79-të, ku shënoi mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan pas asistimit të Agueros, teksa gjermani shënoi edhe golin e katërt në minutën e 90-të për 4-0.
Pas kësaj fitore, City renditet në vendin e parë 23 pikë, me po aq pikë sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë, ndërsa WBA renditet e 15-të me 10 pikë të tubuara.
Në xhiron e ardhshme, City pret Middlesbroug në shtëpi, ndërsa WBA do të ndeshet me kampionin në fuçi, Leicester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=assvvajae2g
https://www.youtube.com/watch?v=hklIWKzV4JQ
https://www.youtube.com/watch?v=rkUn5Z9e6ZY
https://www.youtube.com/watch?v=C_LAMPndTc0