Site icon Telegrafi

City është lider në Ligën Premier pas triumfit ndaj Watfordit

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Watfordi (3-1) për të marrë primatin në Ligën Premier.

Raheem Sterling e hapi serinë e golave (4’) për të vazhduar me Bernardo Silvan (31’), i cili e vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Ishte sërish Silva futbollisti që e trefishoi epërsinë e skuadrës mysafire me një gol të shënuar në minutën e 63-të.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Një gol nderi për ekipin nikoqir e shshënoi Cucho në minutën e 74 të takimit.

Manchester City është tashëm lider i Ligës Premier me 35 pikë, një më shumë se Liverpooli dhe dy më shumë se Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version