Telegrafi

City eliminon Arsenalin

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit të Mançesterit përfundoi me rezultat 3-0 në favor të ‘pasanikëve’.

Carlos Tevez shënoi golin e parë (50’), ndërsa Shaun Wright-Phillips (69’) dhe Vladimir Weiss (89’) fundosën shpresat e Topçinjve për të vazhduar garën. 

Në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me rivalin e qytetit, Manchester Unitedit, ndërsa Aston Villa do të luajë kundër Blackburn Rovers. /Telegrafi/