Manchester City nuk ka arritur ta mposht as pas 120 minutave, ku takimi u mbyll 0-0, ndërsa me penallti ka arritur të kalojë tutje.
Pep Guardiola kishte vendosur t’i pushojë disa lojtarë ndaj Wolves, por që kjo nuk i doli mirë e menduar.
Edhe pse në fushë kishte lojtar si Kun Aguero, Gabriel Jesus, Yaya Toure e Ilay Gundogan, Manchster City nuk arriti të fitojë në kohën e rregullt.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ashtu sikurse edhe pjesa e dytë.
Në pjesën e dytë Guardiola vendosi që t’i bëjë edhe disa ndërrime duke futur lojtarë me emër, por që as ata nuk e ndihmuan të fitojë.
Ndeshja pas vazhdimeve shkoi në penallti.
Fitues nga goditjes prej pikës së bardhë doli Manchester City, që shënoi të gjitha penalltitë dhe Wolves huqi dy. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2ZR4Ouqxcuk