Telegrafi

City e shkatërron Stoken (Video)

Manchester City ka vazhduar rrugëtimin e vet drejt sigurimit të një vendi direkt për Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur në shtëpi Stoke Cityn me rezultat 4-0.

Nxehja përpara duelit me Realin filloi në minutën e 35-të kur Fernando shënoi për 1-0 me asist të Jesus Navas.

Sergio Aguero (43′) shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Iheanacho në minutën e 64 shënoi për 3-0, teksa ai shtoi edhe një gol tjetër dhjetë minuta më vonë për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në kuotën e 64 pikëve, nëntë pikë më pak se kryesuesi Leicester, dhe pesë pikë më shumë se Manchester United që ka vendin e pestë por një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/