Manchester City ka vazhduar me formën e lartë edhe në xhiron e tretë, duke e mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-3.
Citizens ishin të parët ata që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Sergio Aguero në minutën e 15-të, pas asistimit që pranoi nga Kevin de Bruyne.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier arriti ta dyfishonte epërsinë me anë të Raheem Sterling (43’), nga shërbimi që mori prej David Silvas.
Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte 0-2, Bournemouth arriti ta ngushtonte epërsinë e Cityt me anë të Harry Wilson (45’+3).
Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga skuadra prej qyetit të Manchesterit që arriti ta shënonte edhe golin e tretë.
Sulmuesi argjentinas ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që ta realizonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 64-të, pas asistimit që mori nga David Silva.
Pas javës së tretë, Manchester City ka arritur t’i grumbullojë shtatë pikë, dy më pak se Liverpooli që është lider i ligës me të gjitha përballjet e fituara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rey_Fh5P-jA
https://www.youtube.com/watch?v=T2aQmjDIXRo
https://www.youtube.com/watch?v=aovASrtoeoI
https://www.youtube.com/watch?v=zHsm635Zniw